Princ Harry dhe partnerja e tij Meghan Markle

VIP & Spektakël

Ish-të dashurat e Princit Harry shfaqen sërish, si reagoi Meghan?!

12 Tetor 2018, 16:55| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 17:01

  • Share

Përballja me ish-të dashurit e tu ndoshta nuk është edhe aq e sikletshme, por përballja me ish-të dashurat e partnerit, sigurisht që do të shkaktojë luhatje të humorit. Të mos harrojmë që e gjitha varet nga karakteri i personit, dhe Meghan Markle u përmbajt mjaft mirë dhe dukej shumë e qetë gjithë kohës, që u përball me ish-të dashurat e Princit Harry.

E gjitha kjo ndodhi në dasmën e princeshë Eugenia-s, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur. Mes tyre ishin edhe dy ish-të dashurat e partnerit të Dukeshës së Sussex, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas. 

Ish-të dashurat e Princit Harry të pranishme në dasmën e Princeshës Eugenia

Princi dhe Chelsy kanë pasur një lidhje të gjatë së bashku, prej 7 vitesh. Në vitin 2011 ata u ndanë, por princeshë Eugenia mbeti shoqe me Chelsy-n. Kurse Cressida Bonas ka qenë e lidhur me princin për 2 vite dhe ata u ndanë në vitin 2014. Sërish princesha mbeti shoqe me Cressida-n edhe pse ajo u nda nga kushëriri i saj.

Meghan u pa e qeshur dhe e sjellshme gjithë kohës në dasmë, edhe pse ndoshta brenda vetes është ndjerë mjaft në siklet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?