Kombëtarja në fitoren e fundit

Sport

Ishujt Faroe - Shqipëri, UEFA ia beson drejtësinë një 'fillestari'

19 Qershor 2023, 11:26| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 11:28

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër kundër Ishujve Faroe në Torshavn. Pas fitores 2-0 kundër Moldavisë, të besuarit e Sylvinhos kërkojnë një tjetër sukses në grupin E të kualifikueseve të Euro 2024. Për këtë duel, UEFA i ka besuar drejtësinë arbitrit qipriot, Chrysovalantis Theouli.

Kryesori Theouli nuk ka drejtuar asnjëherë më parë ndeshje zyrtare të kombëtareve A, por vetëm dy miqësore, Portugali-Nigeri 4-0 dhe Maltë-Irlandë 0-1.

Si gjyqtar i katërt ka qenë i pranishëm në suksesin historik të Teutës, e cila në vitin 2020 mundi 2-0 në “Niko Dovana’ izraelitët e Beitar Jerusalem në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës, duke kaluar në turin tjetër.

Ndihmësa të Chrysovalantis Theouli do jenë bashkëkombasit e tij, Michael Soteriou, Pavlos Georgiu dhe Menelaos Antoniu. Në VAR do jetë greku Agelos Evangelou.

Chrysovalantis Theouli

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?