Foto ilustruese

Ishulli shqiptar i dashurisë (pas Big Brother, së shpejti, një tjetër realitet… ballë për ballë televizorit)

13 Prill 2023, 19:37| Përditesimi: 13 Prill 2023, 19:43

  • Share

Mësova sot nga TV Klan se Shqipëria do u bashkohet 17 vendeve të BE-së dhe dy vendeve afrikane (Afrikës së Jugut dhe Nigerisë) me versionin e saj shqiptar të një tjetër “reality show” — LOVE ISLAND.

Pse jo? Ketë show, britanik në origjinë, e kanë adoptuar edhe Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re dhe provinca frëngjishtfolëse e Kebekut në Kanada (L’île de l’amour). Ç’dallim kanë këto vende nga vendi ynë? A nuk jemi edhe ne, shqiptarët, qytetarë kozmopolitë të këtij planeti kaq të globalizuar.

Ne shquhemi për aftësitë tona si të majmunit për të imituar të tjerët. E kopjuam dhe vazhdojmë ta kemi një BIG BROTHER (këtë herë me persona VIP, të cilët unë i konsideroj si persona krejt të parëndësishëm për shumicën e njerëzve). Por ishte pak. Ne duam më shumë. Ne s’ngopemi me “shows” që s’kanë asgjë të përbashkët ose të ngjashme me REALITETIN.

Shpikëm edhe një “reality show” tonin, puro shqiptar, që e quajtëm PËR’PUTHEN. Zgjati plot katër sezone dhe dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, shumica të frustruar seksualisht, u mbërthyen pas ekranit të televizionit për të ndjekur mbi 490 episodet e atij “show”.

Tani po behemi gati të nisim një tjetër “reality show” franchise, që krijuesit anglezë e kanë quajtur LOVE ISLAND dhe po kështu do ta quajmë edhe ne.

Shqiptarët do kenë këtej e tutje një tjetër mundësi ta shohin realitetin e jetës së tyre në sy. Ballë për ballë me ekranin e televizorit. Realitetin e tyre siç është. Në një vilë luksoze buzë detit. Një jetë në mirëqenie, pa punë, plot dashuri dhe seks dhe pa andralla të tjera veç atyre që mund të shkaktojnë xhelozitë, pritshmëritë e papërmbushura dhe paaftësitë e çdo lloji.

Për kush e di se sa stinë dhe në sa episode dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, do i mbërthejnë sytë pas ekranit të televizorit. Këtë herë jo në Top Channel, por në Klan.

Nëse kemi një Big Brother, nëse disa dhjetra njerëz Për’puthen dhe nëse disa pak të tjerë provojnë si lojë “realitetin” e ëndërruar të një jete ishullore, të lumtur e të patrazuar, në një ishull utopik, që grekët e lashtë do e quanin “ou topos”, vend që s’ekziston, përse duhet të shqetësohemi për të mirat që na mugojnë, për çmimet që rriten, për shërbimet që s’na ofrohen, për djemtë dhe vajzat që largohen nga Shqipëria, për pagat dhe pensionet që nuk i mundësojnë një jetë dinjitoze pjesës dërrmuese të shqiptarëve, për krimet dhe aksidentet në rrugë, për zgjedhjet që vijnë dhe ata që do të zgjidhen?

Përse të shqetësohemi për të gjitha këto gjëra të parëndësishme kur televizionet tona kombëtare na mundësojnë të shohim një “realitet” tjetër, ku disa dhjetra vajza e djem, edhe ata shqiptarë si ne, nuk kanë asnjë prej halleve dhe shqetësimeve tona të përditshme. A nuk janë ata motrat, vēllezërit apo fëmijët tanë? A nuk duhet të gëzohemi për jetën që ata do të bëjnë këtej e tutje në “ishullin e dashurisë”? Ne, përkundrazi, duhet të ndihemi të kënaqur që, fatmirësisht, të paktën dritat nuk ndërpriten më, kështu që askush nuk do humbasë asnjë episod pa parë.

Në Angli, katër ndër pjesëmarrësit në këtë “reality show” kanë përfunduar në vetëvrasje. Por ne shqiptarët jemi ndryshe. Për dashuri ne vrasim, nuk vetëvritemi.

Prisni dhe shumë shpejt do të keni një “ishull dashurie” në ekranin e televizorit tuaj dhe dhjetëra mijëra njerëzve, edhe këtë herë, do u ngjiten sytë, veshët dhe trutë pas ekranit.

Dhe, si edhe herë të tjera, do të keni mundësi të shihni se sa të paditur e të patalentuar janë ata që zgjidhen për t’i moderuar këto programe.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 14/04/2023 10:28

    Keni te drejte. Edhe kjo shfaqje "na mungonte", te harronim hallet tona te perditshme e te merremi me disa "VIP"-a!

    Përgjigju
  • Namiku: 14/04/2023 07:55

    Nuk ka asgje te keqe te hapet edhe ishulli Dashurise. L'isola dell amore qe e ka edhe Italiani thjesht mund tu japi mundesi te tjera te rinjve dhe pleqve po ashtu qe te behen disi te famshem dhe te kene followers.

    Përgjigju
  • anonimous: 14/04/2023 06:52

    Degjenerimi rradhës.Dikush ka vendos ta nxjerri nga shinat këtë popull që ka humb çdo norm të shoqërisë. Pas TCH ësht TV KLAN që po e jep 1 dorë drrejt "greminës' rinisë

    Përgjigju
  • Pioneri: 13/04/2023 22:36

    Cfare kopjim majmuni ? Keto emisione shesin patenten ne vende te ndryshme dhe aksh tv shqiotar e pershtat si emision te tijin. Cfar jane keto fjale ofenduese. Duket se ky qe shkruan e sheh per bukuri BB.

    Përgjigju
  • Rotterdam: 13/04/2023 20:36

    Programi nuk eshte brit por hollandez, prodhohet nga John de Mol dhe quhet "temptation island",tani shoqeria e "Civilizuar"shqiptare do te kete dhe nje mundesi me shum qe te shohe femijet e vet duke shke**yer "live".

    Përgjigju
    • Future: 14/04/2023 14:32

      Bravoooo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?