Ish-ushtaraku në Report Tv: Diplomacia mund të kishte shmangur luftën Ukrainë-Rusi! Sulm i papritur, ushtria në Kiev nuk kishte nisur përgatitjet

28 Shkurt 2022, 12:25| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 12:34

  • Share

Për deputetin e Partisë Socialiste dhe ish-ushtarakun, Denis Deliu sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës 5 ditë më parë duhet të ishte parandaluar nga diplomacia, pasi i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai tha në Report Tv se lufta është vazhdim i diplomacisë por me mjete të tjera, ndërsa shtoi se e priste që gjërat të agrovonin, pas lajmit se trupa rusë ishin vendosur në kufi me Ukrainën.

“Situata shumë e trishtë kur shikon me qindra viktima civilë të pafajshëm dhe kur mendon që diplomacia i kishte të gjitha mundësinë për të shmangur këtë luftë. Lufta është vazhdimi i diplomacisë, thjesht me mjete të tjera. Shteti rus duhet të kuptoja që po bën një gabim shumë të madh. Shpresojmë që sot të ketë një marrëveshje armëpushimi. Unë si ish-ushtarakë e prisja, se për sa kohë kishte ushtarë rusë në kufirin me Ukrainën, por shpresonim të zgjidhja diplomatike. Do të ketë pasoja në të gjithë botën.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri” lidhur me vizitën e tij në Kiven një muaj më parë dhe ushtrinë ukrainase, ai tha se nuk po përgatiteshin për një sulm rus.

Deputeti socialist sqaroi se ushtria në një farë mënyre kishte rënë në “paqe”, pasi Putin e kishte justifikuar rrethimin ushtarak me një stërvitje.

“Në të gjithë bisedat që kam bërë, nuk flitej dhe nuk pritej kaq shpejt një sulm, pasi të gjithë shpresonin te një zgjidhje. Me çfarë pashë ushtria e Kievit nuk i kishte filluar përgatitjen, ashtu dukej. Putin e justifikonte rrethimin ushtarak me një stërvitje.  Mbase menduan se sulmi do të ishte vetëm në dy provinca.”, tha ai.

Sipas ekspertëve Ukraina nuk do t’i rezistoi gjatë këtij sulmi, por ish-ushtaraku tha se nëse mobilizohet pjesa më e madhe e popullsisë, Rusisë do t’i duhen 400 mijë forca për të luftuar, por nuk i ka.

“Sipas ekspertëve do të zgjasë shumë pak. Por çfarë ndodh? Presidenti i bëri thirrje, kjo do të thotë se rezistenca do të rritet. Ata po pajisen me armatim dhe po trajnohen.  Ukraina ka 44 milionë banorë, nëse mobilizohet pjesa më e madhe, Rusisë do t’i duheshin 400 mijë forca për ta luftuar dhe nuk i ka. Unë mendoj që Rusia do të ke humbje shumë të mëdha, ekonomike, në forca dhe në mjete.”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me qëndrimin e presidentit ukrainas Zelensky, Deliu tha se po motivon siç duhet popullin e tij.

“Qëndrimi i tij është për t’u vlerësuar. Fakti që po qëndron në Ukrainë, i motivon të gjithë. Thirrjet janë shumë me vend, pasi është në situatë kritike, Ai kërkon ndihmë, nuk i8 intereson asgjë, pasi populli i tij po vritet padrejtësisht, Është i detyruar të kërkojë ndihmë.”, u shpreh ish-ushtaraku.

Deputeti i PS tha se ndërhyrja e NATO-s është pa mundur, pasi vetë Ukraina nuk është pjesë e aleancës.

“Ukraina nuk është në NATO. Ata mund ta ndihmojnë dhe po e ndihmojnë, por nuk mund të futen ushtarakisht sepse do të plaste lufta.”, tha Deliu.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?