Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia

17 Korrik, 22:45| Përditesimi: 17 Korrik, 22:50

  • Share

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Nga MPJD kanë thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast.

"Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet më tutje në përgjigje.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Për këtë çështje është kërkuar përgjigje edhe nga ambasadori Qehaja, por nuk ka kthyer përgjigje./Kosovapress

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 18/07/2024 05:28

    Ore ca behet keshtu po behet gjueti kundra luftetareve te uck Ku eshte populli patriot i dardanis si pranon keto poshtersi

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 18/07/2024 04:58

    Ja pra angazhimi i kurrcit qe ne maqedoni te fitojne VLAN dhe znam po japin rezlultat,siqp thot populli ujku qimen e nderron por zanatin se harron, pjella serbosllave po realizon andrren e dikurshme,te gjithe shqiptaret qe ishin dhe jan kunder serbise duhet arrestuar apo asgjesuar qe rraca e poshter VLAN dhe serbosllavet te realizpojne qellimin e tyre,e tash kurrci feston per suksesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?