Jamie Shea

Kosova & Rajoni

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është e drejtuar kundër Beogradit

23 Mars, 08:02| Përditesimi: 23 Mars, 08:07

  • Share

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar marrëveshjen e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nuk është e drejtuar kundër Serbisë.

“Të tria vendet e kanë bërë të qartë se kjo aleancë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe jo përballjen me Beogradin. Është inkurajuese të shihet se vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe po e bëjnë këtë duke ndihmuar njëra-tjetrën”, tha Shea për RTK. 

Pwr Radio Televizionin e Kosovës ai gjithashtu vlerësoi interesimin e shpejtë të vendeve të tjera të Ballkanit për t’iu bashkuar kësaj nisme, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?