TIRANË- Pas një periudhe të vështirë në 'Albcontrol', për shkak të protestës së kontrollorëve që bllokuan trafikun ajror, në krye të këtij institucioni është emëruar ish-zëvendësministri i Infrastrukturës Hantin Bonati. Ky institucion është drejtuar deri më tani nga Mina Kusta që u emërua në këtë post në 2019.
Lëvizja tjetër është tek ARRSH, ku në krye të këtij institucioni është vendosur Evis Berberi, i cili ka zëvendësuar Ergys Verdhon të cilit i është besuar drejtimi i KESH. Vendimi për të ndryshuar drejtorët në ARRSH është kërkuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe u miratua nga qeveria.
Berberi është Ish drejtor i agjencisë së eficencës së energjisë dhe ish drejtues i projektit të spitalit të fierit.
Ndërsa verdho emërohet tek KESH pasi drejtuesi i deri tanishëm Benet Beci fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndërsa, ndryshimi i drejtorëve në KESH është marrë nga bordi drejtues i këtij institucioni.