Erla Mhilli dhe Sali Berisha

Politikë

Ish-zëdhënësja e Berishës akuza të forta ndaj Bashës: Sekretarët e partisë i ka emëruar ai, s'janë votuar! PD kopje e keqe e PS

2 Shtator 2021, 22:01| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 22:52

  • Share

TIRANË- Një nga imazhet me të cilat është identifikuar prej kohësh Partia Demokratike, është dhe Erla Mhilli, e cila sot, e zhveshur nga roli i saj si zëdhënëse e selisë blu dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të demokratëve, Lulzim Basha. Ajo tha se sekretarët e Partisë Demokratike nuk kanë ardhur si rrjedhojë e një procesi zgjedhor, por janë të emëruar nga Basha, një kopje e keqe e PS.

Diskutimi
Erla Mhilli: E dimë që ministrat i emëroni ju vetë
Rama: ju keni qenë, e dini si vihen ministrat
Erla Mhilli: Jo, nuk janë vënë ashtu në fakt, por s'jemi këtu për të folur
Rama: A u janë marrë leje
Erla Mhilli:  Po sekretarët e partisë,s e kanë filluar të dyja partitë njësoj, i emërojnë edhe sekretarët, nuk bëhen më zgjedhje
Rama: Nuk e di si e kanë ata
Erla Mhilli: Kanë qenë ndryshe, por kanë filluar t'ju kopjojnë juve, me emërim
Rama: PS nuk kopjohet
Erla Mhilli: Mund të jetë kopje e keqe, por është kopje

Mhilli iu referua zgjedhjeve të 30 gushtit, kur 450 anëtarët e PD iu bindën në mënyrë unanime kryetarit të partisë, Lulzim Bashës duke miratuar emrat e propozuar prej tij sa i përket sekretarëve të partisë. Sipas saj, PD është shndërruar një kopje të keqe të PS-së, e që shton kjo nuk ka ndodhur në kohën kur kjo parti drejtohej nga Sali Berisha, sot i shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja. 

Ekipi i ri i Lulzim Bashës
Kreu i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Rrushaj
Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Nënkryetar të Partisë (Ishin 2, u bën 4)
Alfred Rrushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Sekretar I Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Kryetar I Këshillit Kombëtar Të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetar I Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana
Sekretariati ekzekutiv i partisë
Sekretar Organizativ — Ervin Minarolli
Sekretar Burimeve Njerëzore— Arta Sakja
Sekretar Për Emigracionin Dhe Diasporën —Belind Këlliçi
Sekretar Për Pronarët Dhe Ceshtjen E Pronave- Ledina Mandia
Sekretar Për Klimën E Biznesit – Flamur Hoxha
Sekretare Për Të Përndjekurit Politik- Jonila Godole
Sekretar Për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore- Ivi Kaso
Sekretar Për Marrëdhëniet Me Publikun – Greta Bardeli
Sekretar I Koordinimit Elektoral – Taulant Zeneli
Sekretar Për Organizatat Partnere – Orjela Nebiaj
Sekretar Për Organizimin Dixhital – Endri Hasa

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhepi Mirës e i Bules Lloshi kajes [ kepi ]: 03/09/2021 07:03

    O Erla Mēhilli po kur u bëre ti kritike karshi Bashës tani që Amerika e ka bo ustain tat salheun non grata. Po kur salheu jot e vuri lyl dylin kryedemokrat pse su prononcove ti apo aty ishe e vogēl e smerje vesh sot je bo gru e " MADHE " e tani kupton që salheu kur nuk fiton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?