ISIS po planifikon sulme me dron në Botërorin e Rusisë

2 Prill 2018, 16:35| Përditesimi: 2 Prill 2018, 16:37

  • Share

Xhihadët e ISIS raportohet se po planifikojnë një katastrofë në Kupën e Botës në Rusi, duke përdorur sulme me bomba droni mbi tifozët anglezë. Një video e tmerrshme është postuar në aplikacionin Telegram që thuhet se detajohet plani i sulmit të grupit vrastar në Kupën e Botës.

Një nga videot tregohet ekstremistët që janë rikthyer nga Siria dhe Iraku për të ndërtuar armët për Rusinë. Një tjetër foto tregon një dron që mban një raketë anti-tank. Videot janë postuar në Youtube që sa më shumë vullnetarë të fillojnë të prodhojnë bombat.

Nuk ka dyshime që, kjo teknologji, nëse arrihet të përdoret në Kupën e Botës, mund të sjellë një tragjedi të paparë. Drejtori i shërbimit sekret të Vladimir Putin është shprehet se mbi 4,500 qytetarë rusë kanë shkuar jashtë shtetit për t’iu bashkuar grupit të xhihadistëve në vitet e fundit. Asistenti i tij është në krye të operacionit që do të sigurojë mbarëvajtjen e Kupës së Botës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?