Një degë rajonale e ISIS që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan quhet Shteti Islamik i Khorasan, përgjegjës pë sulmet e përgjakshme pasditen e djeshme jashtë aeroportit të Kabulit. Ky është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm krahasuar me grupet e tjera xhihadiste në Afganistan. U krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së ISIS në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të shpërbëhej dhe çmontohej nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.
Në ISIS -K u rekrutuan xhihadistët afganë, pakistanezë. ISIS-K janë akuzuar për disa nga ngjarjet më të rënda , ky shënjestra kanë qenë shkollat e vajzave, spitale, maternitetet ku thuhet se kanë vrarë gra shtatzëna dhe infermiere. Ata veprojnë jo vetëm në Afganistan. ISIS-K janë pjesë e rrjetit global të ISIS që kërkon të kryejë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë kudo që mund t’i arrijë. ISIS-K qenë kulmin e tyre numëronin 3 mijë luftëtarë, por që kanë patur dhe humbje nga përplasjet me forcat amerikane, me ato afgane, madje edhe me talebanët, ka baza kryesore në provincën lindore të Nangarhar, pranë rrugëve të kontrabandës së drogës me Pakistanin.
Kohët e fundit, studiuesit e grupeve ekstreme, kanë treguar se ISIS -K ka lidhje të forta rrjetin Khalil Haqqani i cili aktualisht është njeriu përgjegjës për sigurinë në Kabul dhe për kokën e të cilit SHBA kishin vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Disa sulme të mëdha midis 2019 dhe 2021 përfshinin bashkëpunim midis ISIS-K, rrjetit Haqqani të talebanëve dhe grupeve të tjera terroriste me bazë në Pakistan.
ISIS-K ka dallime të mëdha me talebanët, pasi i akuzon ata për braktisjen e Xhihadit dhe fushën e betejës në favor të një zgjidhjeje të negociuar të paqes të arritur në “hotele të shtrenjta” në Doha të Katarit.
Militantët e Shtetit Islamik tani përfaqësojnë një sfidë të madhe të sigurisë për qeverinë e ardhshme talebane, diçka që lidershipi i talebanëve e ka ndarë me agjencitë perëndimore të inteligjencës, njofton BBC .
Lajmi kryesor:
Sulmet terroriste të ISIS në Kabul, 175 të vdekur e 200 të plagosur, 13 prej viktimave, ushtarë amerikanë! Biden betohet për hakmarrje: Do ta paguani! Frikë për të tjera sulme në aeroport
//ReportTv.al