Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit mbajti përgjatë 8 orëve, forumin “Përballja me të shkuarën komuniste dhe politikat e kujtesës sot-ndërmjet kërkimit dhe politikë bërjes”.
“Politikbërja në Shqipëri, si në çdo fushë tjetër është shumë e ngadaltë dhe në përgjithësi nuk i përgjigjet si duhet fenomeneve. Por, në fushën e kujtesës për mua është shumë më mbrapa”, shpreht studiuesi pranë ISKK, sociologu Ergys Mertiri.
Për bashkëpunime e shkëmbim përvojash, u nënshkrua në krye të diskutimeve, një marrëveshje me institutin homolog rumun (IIÇMER).
“Ata janë homologët tanë në Rumani dhe ka shumë vend për të bashkëpunuar, në konferenca, botime etj.”, shton më tej Mertiri.
Në tryezën e diskutimit morën pjesë studiues, përfaqësues diplomatikë dhe të institucioneve të tjera.
“Të gjithë aktorët në vend, u mblodhëm edhe për të folur për të gjitha projektet që po bëjmë”, tha më tej.
Gjatë forumit u cekën një sërë temash për studimet e bëra për atë periudhë, politikat, trashëgiminë e periudhës komuniste përfshirë dhe atë kinematografike. Sociologu Ergys Mërtiri referoi për “kujtesën filmike të periudhës komuniste si farkëtuese e komu-nostalgjisë” .
“E para janë filma tejet propagandistikë, ndoshta si askund tjetër. Filma që propagandojnë një politikë dhe ideologji kriminale, për të cilët nuk ka ndonjë gjë për t’u krenuar kaq shumë”, shton ai.
U fol gjithashtu edhe për simbolet e komunizmit në Shqipëri, edhe në aspektin juridik, duke cekur shembujt e huaj.
“Jo më kot ne shohim portretet e Enver Hoxhës nëpër aktivitete si psh ato të Luftës, këto duhen ndaluar se janë figura që me konsensus ne i quajmë si kriminale”, thotë ai.
Po me filmat me drogaxhinj, kriminele e prostituta qe prodhohen sot,cfare ka per t'u krenuar?! Nese shkojme me keto mendesi,i bie qe me mire te mos kemi fare kinematografi,filmat t'i ndalojme,figurat historike sido qe te kene qene,t'i censurojme dhe shpejt kemi per t'u kthyer ne kohen kur digjeshin librat nga Hitleri,apo ndaloheshin fare ose censuroheshin filma e libra nga Hitleri e Hoxha! Apo deshiron te jete si ne ca shtete te U.S ku talebane te MAGA-s kane censuruar e hequr libra nga bibliotekat e shkollave si p.sh nje version te /Ditari i Ana Frank/,ose imazhe si Davidit te Mikelanxhelos per nudizmin e tij,apo nje imazh i ikones se Sh.Merise (bizantine)sepse nuk ishte portretizuar shume entuziaste per rolin e saj si nene,sipas mendjeve te atyre qe jane anti-abort.Z.Mertiri e dini qe ne U.S,demokratet dhe liberalet kane vene alarmin per /Klubin e librave te ndaluar/nga fanatiket e MAGA-s? A mos valle kerkoni dhe ju qe dhe ne Shqiperi te veprohet njelloj si ne Florida,Alabama, Texas e te ngjashem?
Përgjigju