Bota

Islamabad, arrestohet lideri terrorist Saeed, autor i masakrës me 190 të vdekur

17 Korrik 2019, 14:15| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 14:18

  • Share

Sipas informacioneve të inteligjencës indiane, në Pakistan është arrestuar terroristi Hafiz Saeed, lider i grupit islamik Jamaat-ud-daëa, grup i njohur që lufton për pavarësinë e Kashmirit.

Hafiz Saeed është përgjegjës për atentatin e përgjakshëm në Mumbai në vitin 2008 ku humbën jetën 190 persona.

Saeed u arrestua sot nga forcat antiterror teksa ishte duke udhëtuar nga Gujranëala në Lahore, kryeqytet i provincës së Punjab.

Në nëntor të vitit 2008, Mumbai u trondit nga një seri sulmesh terrorist të cilat kulmuan kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë indiane ndërmorën një sulm për të liruar pengjet në hotelin Taj.

Në ditën e terrorit mbetën të vdekur mbi 190 vetë dhe 300 të tjerë u plagosën

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?