Islami: Avni Rustemi, Ilir Meta dhe media

2 Korrik 2019, 15:36| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 15:39

  • Share

Një gazetar i njohur në Shqipëri, pas vitit 1992, kur Berisha u bë president, kishte shkruar se ” presidenti nuk duhet të harrojë se Shqipëria ka ende Avni Rustemë”.

Gazetari beratas, në mos qofsha gabim, Ylli Polovina, u arrestua dhe doli në gjyq, dhe u dënua, pasi, sipas drejtësisë, duke përmendur Avni Rustemin, ai kishte kërcënuar me atentat presidentin e shtetit.

E bëri edhe burgun. Tani, presidenti i vendit kërcënon me Avni Rustemin. Për cilin? Kë do të atentojë? Kush është tradhtari? Kush i ka dhënë të drejtën presidentit të bëhet atentator dhe të dënojë njerëzit?

Dhe, në fund, nëse përsëritet drejtësia e dhënë dikur, në kohën e Berishës, dhe kur Meta ishte në opozitë dhe ka qenë opozitari më i vendosur kundër Berishës, a do të dënohet edhe ai? U bë shesh i hapur ky vend dhe e bënë përshesh…

Të gjithë shajnë, të gjithë kërcënojnë, të gjithë tundin koburet, të gjithë shesin trimëri…të gjitha përmendin burgun, por, deri tani, askush nuk është dënuar!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?