Sali Berisha për mikun e tij të sotëm Ilir Meta.
Sali Berisha ka thënë: “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve.
Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit).
Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.
Për hetë të parë Sali Berisha ka akuzuar Ilir Metën për vjedhjen e floririt në Krrabë, nga ku dyshohet se buron një pjesë e pasurisë së Ilir Metës.
“Në qoftë se dikush mendon t’u vjedhë floririn shqiptarëve dhe të lajë duart si Ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës. Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”.
Si shumë për ngjarje të tjera, edhe për këtë skandal, një ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit shqiptar, nuk ka asnjë përgjegjës.