Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë një fitues të ri, VV dhe Albin Kurti.
Kjo është tashmë e ditur dhe priten bisedimet për formimin e një qeverie të re.
Media në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë rrahur të njëjtën temë: Në Kosovë numërimi i votave prfundoi për dhjetë orë, në Shqipëri zgjat me ditë.
Çfarë ka të vërtetë dhe çfarë nuk është e saktë në këtë zhvillim; janë njerëzit më të aftë,kontrolli më i rreptë, korrupsioni më e pakët, shoqëria më e zhvilluar?
Së pari, është ndryshimi i sistemit. Në Shqipëri, pas marrëveshjes fatkeqe, Rama -Berisha, të vitit 2008, ku ndryshoi brenda pak orëve edhe Kushtetuta, edhe Kodi Zgjedhor, edhe atributi dhe të drejtat e shefave të partive, numërimi i votave nuk bëhet në qendrat e votimit, por , si asnjëherë, mblidhen në qendrat zonale dhe numërohen atje.
Një qendër votimi numërimin e votave mund ta bëjë në një hark kohor 2 orësh. Shto edhe firmosjet e domosdoshme, mbyllja e kutive etj.
Tani, mendoni që në qendër zonale, le të themi në Njësinë nr,5, që i ka qendrat e votimit më afër nga të tjerat, do të grumbullohen kutitë e rreth 400 qendrave votuese.
Vetëm grmbullimi i tyre kërkon disa orë, marrja e tyre me proçesverbal, kontrolli, ankimet, dyshimet…
Pastaj numërimi: katër qind qendrat e votimit për një mesatare 3 orëshe, më e pakta, bëjnë 800 orë, ose rreth 33 ditë.
Pra, faji është tek sistemi, që i jep garanci shefave se do të qëndrojnë shefa dhe rrit mundësinë e vjedhjeve të votave, ndryshimit etj.
Së dyti: Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave për parti, por, për shkak të listave të hapura, tani po numërohen votat për secilin kanditat dhe do të dihet se kush do të jetë deputet nga secila parti.
Kjo zgjat me ditë.
Por, nuk është vetëm kjo. Se kush do të jetë deputet e kanë në dorë numëruesit, të cilët i bëjnë mbledhjet e zbritjet sipas urdhërave të shefave ose sipas atyre që kanë paguar më shumë.
Lumë i paparë eurosh ka lëvizur këto ditë drejt numëruesve dhe ata po e përcaktojnë se cili do të jetë deputet.
Do të fitojnë edhe një herë disa që nuk e meritojnë as t’i afrohen parlamentit, e jo të jenë pjesë.