Ismail Kadare në një rrëfim për fëmijët jetimë: Si u njoha me Helenën

20 Maj 2019, 15:53| Përditesimi: 20 Maj 2019, 18:09

  • Share

Në ditën kombëtare të fëmijëve jetimë, njeriu i madh i letrave shqipe Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij Helena organizuan një takim miqësor me një grup fëmijësh jetimë të apasionuar pas veprave të shkrimtarit të madh. Në këtë takim fëmijët shfaqën interes jo vetëm për veprat e shumta të  Kadaresë, por edhe për jetën personale. Një nga kuriozitetet që ata kishin ishte dhe njohja e shkrimtarit me bashkëshorten e tij, Helenën.

“Në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate, vinin edhe gazetat shqiptare, ndër to unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena. Unë i bëra një letër Helenës, të shkurtër për tregimin, ku i thoja që e lexova dhe u impresionova nga tregimi jot dhe Helena bëri një përgjigje 10 herë më të gjatë se ajo ishte adoleshente, ishte 10 herë më e vogel se unë. Kur erdha unë në Shqipëri pata rastin ta takoja. Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë, e zakonshme dhe jo fort e zakonshme”, tha Kadare.

Ndër të tjera, shkrimtari Kadare tregoi dhe disa nga ngjarjet që ka përjetuar në kohën e komunizmit, duke u shprehur se të bëje letërsi në atë kohë ka qenë e vështirë. Për të, ngjarjet e asaj periudhe kanë qenë dramatike.

“Epoka e socializmit, kur ju ende nuk kishit lindur ka pasur ngjarje të forta dhe dramatike, të dhimbshme. Aëherë ishte parulla që populli është i lumtur dhe ne duhet të përshkruanim lumturinë. Lumturia në letërsi është një gjë shumë e mërzitshme ta shkruash, është shumë mirë ta kesh, ta shijosh por të ulesh të shkruash dicka, dhe ju pot a provoni nuk është shumë tërheqëse. Tërheqëse, shpesh për fatin e keq për artin janë gjërat dramatike", u shpreh Kadare.

Të entuziazmuar nga historitë e rrëfyera, fëmijët nuk u larguan pa marrë dhe një shënim në librat  e shkrimtarit që mbanin në duar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?