Ismail Kadare dhe Moikom Zeqo

Ismail Kadare flet për Moikom Zeqon: Ditë zie, e kam njohur që të ri, do t’i mungojë Shqipërisë

17 Qershor 2020, 17:20| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:26

  • Share

"Ishte nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”. Shkrimtari Ismail Kadare e kujton përmes këtyre fjalëve poliedrikun Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

Me të lidhen edhe hapat e parë të Zeqos në krijimtarinë letrare, duke qenë se ndër botimet e tij të para kanë qenë pikërisht dy ese për romanet “Kështjella” dhe “Kronikë në gurë” të Kadaresë.

Sa i përket veprës së Zeqos, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që e duan”. Të ritakuar disa muaj më parë, kur shkrimtarin e pyesim nëse e gjente Moikom Zeqon të ndryshuar nga ai që njihte dikur, ai përgjigjet: “Vështirë ta them.

Por jo, brenda limites së gjërave nuk kish ndryshuar”, duke shtuar se ishte po ai njeri i palodhur. Kadare vlerëson edhe kontributin e Zeqos përmes zërit kritik dhe mendimit të lirë, pavarësisht përjashtimit të hershëm nga politika si ish-deputet i Partisë Socialiste.

Kadare dhe Moikom Zeqo

Kadare dhe Moikom Zeqo

“Ka qenë shumë i pranishëm në ngjarjet e ditës së kohës, por jeta ka ligjet e saj”, thotë ai. Zeqo, edhe në librat e tij, si te “Laboratori i ëndrrës”, tregon për episode ku Kadare shpreh një lloj përkrahje ndaj tij si krijues i ri letrar. Lidhur me këtë, shkrimtari shprehet se një qasje e tillë i ka shërbyer edhe nevojës për të shpënë artin dhe letërsinë shqiptare përpara, përmes dashamirësve dhe krijuesve të saj. “Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, shton më tej.

kadare1

NJOHJA E KAHERSHME KADARE-ZEQO

Shkrimtari Moikom Zeqo, pak muaj më parë rrëfeu rreth njohjes së hershme me Ismail Kadarenë.

5bfe3dc2-f301-433b-bbf2-98f8b24ecb6d

“Për herë të parë e kam takuar në ’64-ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta ‘Drita’. Ende s’i kisha mbushur të 15- at. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik.

Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që te të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai dhe po ashtu e anasjella. Edhe Kadare vinte shpesh në Durrës”, tregonte poliedriku.

kadare

Zeqo rrëfeu edhe rreth episodit, ku sjell në vëmendje përkrahjen që Kadare tregoi lidhur me honorarët e poezive të tij, që shefi i redaksisë “Drita” duhet t’i shlyente. Ndërsa i bëhet me dije se do të shpërblehej vetëm për poezitë e botuara, Kadare ndërhyn duke i kërkuar Dhimitër Fullanit që Zeqo të paguhej në total për librin e tij, i cili botohej për herë të parë./ Marre nga Panorama

Komento

Komente

  • Alma Merhori: 18/06/2020 07:42

    Njerez te medhenj, pertej permasave te optikes se vogel se njerezve te zakonshem. Kadare-korifeu i Letersise sone, modern dhe i sofistikuar qe luan me kohen dhe hapesirat. Nje Ainshtain letrar.

    Përgjigju
  • Xhaxhi z.Ismaili..: 17/06/2020 17:57

    Ha do te vije ndonje dite te te Lexojme e te na shkruash per te kaluaren e z..Arben ! Ish te dashurine e Vajzes se juaj. ! Se mos na LARGOHESH nga kjo Jete ,Si shume te tjere ,pa e Ndergjegjesuar veten e Juaj xhaxhi.z.Ismail.. Flm..mezi po presim te vertetat ti Lexojme..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?