Shkrimtari, Ismail Kadare

VIP & Spektakël

'Ismail Kadare në gjendje të rëndë', si ranë mediat pre e Fake News (Foto)

14 Korrik 2018, 17:11| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 17:34

  • Share

Një lajm që thoshte së shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore është përhapur me shpejtësi në të gjitha portalet e mundshme. Një status i bërë nga shkrimtari Arti Lushi, i cili ngrinte një shqetësim për shëndetin e shkrimtarit, bëri që të gjitha mediat të binin pre e 'fake news'. Kjo pasi pak minuta më vonë, gazetarja Beti Njuma ka bërë një status në rrjetet sociale ku përgenjeshtron gjithçka dhe sqaron se Kadareja është si 'kokrra e mollës' duke shijuar pushimet me familjen. 

(Statusi i gazetares Beti Njuma)

"Një njeri i papërgjeshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë fake news duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh ëhstë si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë 'lajmin': Verifikoni pastaj publikoni,"- shkruan Njuma. 

Komento

Komente

  • USA TOP.: 14/07/2018 22:36

    AI ka ENVERIN AKOMA NE PANTALONA .

    Përgjigju
    • Babalja: 15/07/2018 02:57

      Kurse salehu yt e mban ne gji foton e Enverit.

  • Tili: 14/07/2018 17:44

    Sepse kadare duhet te ishte prononcuar per TEATRIN prandaj u dha ky lajm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?