Ismail Qemali, Bedri Spahiu dhe “Babalja” – Albert Veliu

14 Tetor 2018, 21:17| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 21:25

  • Share

Çfarë lidhje kanë këta personazhe me njeri tjetrin? Sigurisht asnjë. Ismail Qemali themeloi shtetin shqiptar. Bedri Spahiu pas një lufte me okupatorin dhe tradhtarët e kuislingët, u bë xhelati i diktaturës, dhe pastaj u dënua rëndë nga ajo duke bërë pendesën publike në vitet 90.

Albert Veliu – Babalja dihet se kush është, nuk ka nevojë për t’a prezantuar sepse është personazhi më i pranishëm dhe më interesant në ekranet tuaja të televizionit. (Unë televizorin tim e mbaj në frigorifer – dihet tashmë).

Çfarë i lidh pra këta tre personazhe të njohur të historisë shqiptare? Ja u them unë. Sa herë del z. Albert Veliu, alias Babalja, në ekrane, apo inçizime nga ai ose nga të tjerë që thonë se janë ai, më kujtohet Bedri Spahiu, i ndjerë.

Aty nga viti 50 e ca, në burgjet e rënda të monizmit, Bedri Spahiu i thirri mendjes dhe pati një ndriçim. Kuptoi se sistemi për të cilin ai kishte kontribuar duke gjakosur të tjerët do ta bënte mal pirgun e viktimave të tij.

Në burg ai kupton një të vërtetë të madhe. Të burgosurit e tjerë depononin në biriuca dhe nën torturë ose premtime lirimi, ndonjë privilegj i vogël, kundër njerëzve që ishin jashtë. Sa herë dikush me pushtet që ishte jashtë donte të lante hesapet me ndonjë konkurrentin e tij, e nioste çështjen duke marrë ose krijuar deponime fallco ose të vërteta nga të burgosur në qeli. Kollaj të gjendje një njeri tashmë në hall dhe në duart e shtetit për t’a shkundur si batanije që të jep^te deponime të vërteta apo gënjeshtra kundër atij që ende në liri, po i përgatitej qelia apo skuadra e pushkatimit.

Duke kuptuar këtë Bedri Spahi lëshon piskamën nga qelitë në një letër që i dërgon Mehmet Shehut, ku pak a shumë shkruan që nëse ata që janë jashtë burgu duan t’a gëzojnë lirinë, ka vetëm një fillesë: duhen mirëtrajtuar “armiqët”, të burgosurit, qofshin politikë, ordinerë, si vjedhës të vegjël apo brigandë të mëdhenj. Vetëm kur ata që kanë rënë në hall me shtetin do të kenë të drejta, dhe do të trajtiohen si njerëz, vetëm atëhere ata nuk do t’i përdori çdo gardian burgu sipas qefit të vet kundër njeri dhe tjetrit.

Liria nis me të drejta për ata që kanë hall me shtetin, pra me ata që ndiqen nga policia, që janë në burg, apo që kanë probleme me ligjet. Qytetari mund të ndihet i lirë vetëm kur i burgosuri të ketë të drejtë. Ja përse qytetari është më i interesuar edhe se vetë njeriu që ka probleme me drejtësinë, që ky i fundit të mos merret nëpër këmbë, të mos dhunohet psikologjikisht, të mos shkelet me këmbë, të mos i nxirret boja nga hetuesit ose gazetarët e propagandistët.

Por, çfarë lidhje ka letra e Bedri Spahiut me Ismail Qemalin. Sepse në mendjen time pas tekstit të dorëheqjes të Ismail Beut, një monument politik ku parathuhen të gjitha gjëmat e dramat e shtetit shqiptar në këto njëqind vjetë, letra në fjalë e Bedri Spahiut është dokumen,ti politik i dytë më i rëndësishëm në mendimin politik shqiptar. Pastaj vijnë edhe dy a tre të tjerë sepse pjesa tjetër është ulurimë nëpër mitingje.

Ismail Beut mbeti për mua i famshëm jo aq me ngritjen e flamurit, por me dorëheqjen e vet. Na tregon se çfarë na ka ndodhur dhe çfarë na pret! Bedri Spahiu nga qelia i thërret Mehmet Sehut : Liri dhe të drejta për “armiqtë” se përndryshe të gjithë do të përfundoni këtu te unë. Të drejtat për të burgosurit janë themeli i lirive qytetare.

Dhe Albert Veli – Babalja me miqtë e tij, që lëshon deklarata kontradiktore. Mirë bën. Ai do të shpëtojë nga belaja me shtetin. Sepse nuk ka të drejta të mjaftueshme. Mirëpo te të drejtat që duhet të gëzojë Babalja, Alizoti, etj; qendron themeli i lirive qytetare – do të thoshte mendimtari politik me shumë të drejtë.

Prandaj kujdes kur i marrim nëpër këmbë, kur i keqpërdorim, kur nuk u respektojmë të drejtat që duhet t’i kenë me ligj, kur i ofendojmë a thua se veç deputetëve, gazetarëve, profesorëve dhe ca opinionistëve, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht ajo që ka probleme me me ligjin, nuk duhet trajtuar njerëzisht.

Ja pra sepse z. Albert Velia – alias Babalja – më kujton Bedri Spahiun – alias bilbilin e Labërisë, dhe ky i fundit me letrën e tij nga burgu (perlat shkruhen gjithmonë në burg) më kujton Ismail Bej Vlorën, alias Ismail Qemalin.

Si duket më mirë, më shpejt, se ne, gjykatësi kosovar që e la në gjendje të lirë zotin Babale, e ka kuptuar edhe Ismail Qemalin dhe Bedri Spahiun.

Jemi pak rrota ne!

Komento

Komente

  • perlat spahiu: 24/12/2018 14:56

    o artan o kapedan,sa bukur more azgan qe ti shkruan e mendon dhe shqi-perine perpara po e con,po Miqeremi fuga ,me ke munde te shembelleje,une thom me Dino Cico ,shpikesi i pare nga gjirokastra qe nuk arriti te ndertonte aropllanin e pare shqi-pe-tare.ec artan me biciklete se rruga Islam Alla ndertohet vete.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 15/10/2018 15:33

    Shkrim alla Shvejk!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?