Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn.
Sipas Bardhit marrja si i pandehur e Ismailajt, është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës dhe ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë.
Më tej, Bardhi thekson se PD ka bërë detyrën ndaj qytetarëve duke treguar me dokumenta në SPAK se mandati i Ismailajt ishte i paligjshëm.
Bardhi shprehet se Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster që rri në pushtet në aleancë me krimin.
Statusi i Gazment Bardhit
Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.
Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.
#vettingnëpolitikë
Lajmi kryesor:
I dënuar me 3 vite burg në Greqi dhe e fshehu, GJKKO merr të pandehur kreun e bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajn! U denoncua nga PD
K.T./ReportTv.al