Christian Panucci dhe Ardian Ismajli

Sport

'Ismajli është gati për Juventusin', rikthehet Christian Panucci: FSHF s'e njihte Ardianin, unë e solla në Kombëtare

12 Tetor, 11:23| Përditesimi: 12 Tetor, 11:36

  • Share

Juventus është në kërkim të Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Kombëtares që luan për Empolin në Serie A. "Zonja e Vjetër" ka kishte dërguar skautë në Pragë për ta ndjekur në sfidën Çeki 2-0 Shqipëri, teksa për "Tutossport" ka folur Christian Panucci.

Ish-trajneri i Shqipërisë në vitet 2017-2019 ka treguar se Ismajli (28 vjeç) dhe Ramadani janë zbulime të tij dhe askush në FSHF nuk i njihte.

E njoh mirë Ismajlin prej shumë vitesh, ai është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe është një djalë i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai është gati të bëjë hapin drejt një klubi të madh. Nuk më habit aspak që Juventusi po e ndjek. Do të ishte një shtesë shumë e dobishme për bardhezinjtë. Ardiani e meriton një shans të tillë .

Mund të na tregoni si e zbuluat Ismajlin? Po flas për herë të parë dhe jam shumë i lumtur që e bëj këtë. Në vitin 2018 isha trajner i kombëtares shqiptare dhe shkova nëpër Europë në kërkim të lojtarëve të rinj për të thirrur. Unë bëja skautizëm të dorës së parë dhe e pashë në Kroaci, ku Ardiani luante për Hajdukun e Splitit. Më goditi menjëherë. Kështu që unë mora hapa për të biseduar me të dhe për ta bindur që të zgjidhte Shqipërinë, duke qenë se Ismajli ishte tashmë në ekipin e Kosovës.

Ai e pranoi kombëtaren shqiptare për mua dhe për atë që kisha bërë për ta bindur. Ishte njeri i fjalës. Kosova nuk donte ta humbiste, por Ardiani e mbajti premtimin që më dha. Askush nuk e njihte brenda Federatës Shqiptare, herën e parë që e thirra, as që e dinin se kush ishte. Po të mos kishte qenë Panuçi, Ismajli nuk do të vinte kurrë të luante për Shqipërinë.

Ismajli është bërë një lojtar i shkëlqyer dhe po kalon një sezon të mrekullueshëm me Empolin. Ai është me të vërtetë shumë i mirë në 20 metrat e fundit duke mbrojtur portën. Shumë solid dhe i besueshëm. Unë kam qenë gjithmonë i bindur për potencialin e tij.

Ai dhe Ramadani i Leçes, të cilin e zbulova në Vejle, janë dy zbulime për të cilat jam krenar. Në Shqipërinë e asaj kohe askush nuk dinte për ekzistencën e tyre: megjithatë tani janë ndër lojtarët më të konsideruar dhe pëlqehen nga klube të rëndësishme.

Ismajli është një djalë shumë serioz. Një nga ata me kokë të mirë mbi supe dhe që po të japin një fjalë e mbajnë. Dhe këtë e them nga përvoja direkte siç ndodhi disa vite kur u thirr në kombëtaren shqiptare”, deklaroi ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?