Ardian Ismajli

Sport

Ismajli largohet nga Empoli, e ardhme e pasigurt për disa kuqezinj

29 Maj, 14:39| Përditesimi: 29 Maj, 14:41

  • Share

Me përfundimin e sezonit 2024-25 ekipet europiane kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri dhe për një pjesë të futbollistëve të Kombëtares pritet një verë me lëvizje të mundshme në merkato.

Ismajli drejt ndarjes me Empolin

Mbrojtësi Ardian Ismajli është drejt largimit nga Empoli, pasi ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028. Interesimi për 28-vjeçarin nuk mungon në Serie A, ku në garë për firmën e tij janë përmendur emra të mëdhenj si Napoli dhe Juventus.

Ismajli ka qenë pjesë e futbollit italian që nga viti 2020, kur u transferua nga Hajduk Split te Spezia, ndërsa prej dy sezonesh është një element kyç në mbrojtjen e Empolit.

Adrian Bajrami drejt huazimit në Portugali

Një tjetër kuqezi, Adrian Bajrami pritet të largohet përkohësisht nga Benfica. Sipas të përditshmes portugeze A Bola, mbrojtësi 23-vjeçar është pranë një huazimi te Estoril, në mënyrë që të ketë më shumë hapësira për aktivizim.

Benfica e konsideron lojtarin si pjesë të planeve të së ardhmes dhe nuk është e gatshme ta shesë, me marrëveshjen që mund të përfshijë një të drejtë rikthimi.

Nedim Bajrami mund të rikthehet në Serie A

Pas një aventure jo shumë të suksesshme te Rangers në Skoci, Nedim Bajrami mund të rikthehet në Itali. Gazzetta dello Sport raporton se Sassuolo po e konsideron rikthimin e tij në Serie A. Klubi skocez, që e bleu mesfushorin për rreth 3.5 milionë euro verën e kaluar, është i gatshëm ta shesë për një vlerë më të ulët pas një sezoni zhgënjyes.

Broja dhe Kumbulla rikthehen te klubet përkatëse

Armando Broja dhe Marash Kumbulla janë rikthyer në klubet e tyre pas përfundimit të huazimeve. Broja është kthyer te Chelsea pas qëndrimit te Everton, ndërsa Kumbulla është kthyer te Roma pas një periudhe në huazim te Espanyol në La Liga.

Për të dy lojtarët mbetet për t’u parë nëse klubet do t’i përfshijnë në planet për sezonin e ardhshëm apo do të kërkojnë huazime apo transferime të reja gjatë merkatos së verës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?