ITALI - Një 60-vjeçar shqiptar humbi jetën në një burg në komunën e Larino, në Molise të Italisë. Shqiptari, sipas mediave fqinje, kishte pak orë që kishte dalë nga spitali.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai gjeti vdekjen pasditen e së enjtes në qeli. Disa ditë më parë, 60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, kishte rezultuar pozitiv me COVID.
Lajmi u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i sindikatës së Policisë së Penitenziaria, Aldo di Giacomo.
“Dyshimet janë se i dënuari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, por kjo rihap temën e sigurisë shëndetësore në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe të vëmendjes së dobët që qeveria ka treguar, me vendimin për t’i bërë vaksinën e AstraZeneca, policive dhe të dënuarve”, tha ai.