Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se nga 927,846 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 149,512 persona.
Fatkeqësisht 248 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e viktimave në 141,104 që prej fillimit të pandemisë.
Sakaq, 79,207 persona janë shëruar nga COVID në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit në vend aktualisht është 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë.
Sa i përket situatës në spitale, 1,691 pacientë janë të intubuar ndërsa në njësitë e tjera të kujdesit shëndetësor janë të shtruar 18,719 pacientë, 349 më shumë se një ditë më parë.