Policia ne banesen ku ndodhi vrasja

Itali, 20 vjeçari shqiptar qëllohet brenda në banesë! Vdes në spital! Nën hetim vëllai i tij

3 Qershor 2023, 09:11| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 16:54

  • Share

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në provincën e Piacenzas në Itali. Bëhet fjalë për Enriko Aliajn i cili është qëlluar me armë zjarri brenda banesës së tij në Ponte dell'Olio. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasditës së 2 qershorit. Mjekët e urgjencës ndërhynë për t'i shpëtuar jetën të riut por rezultoi e pamundur. 

Sipas mediave italiane, një prej të dyshuarve që po hetohet për ngjarjen e ndodhur është vëllai 18 vjeçar i Enriko Aliajt. Dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë totalisht aksidentale teksa 18 vjeçari ka pasur në dorë armën e shkrepur aksidentalisht që i mori jetën vëllait të tij.

Më pas ka njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës por pavarësisht ndërhyrjes së këtyre të fundit, 20 vjeçari Enriko Aliaj ndërroi jetë në spital.

Enriko Aliaj jetonte me dy prindërit dhe me motrën e tij në banesën ku u gjet i qëlluar me armë zjarri. 

Ora 14:58
U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij, identifikohet 20 vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

1685607154_policiaitaliane.JPG

Është identifikuar i riu shqiptar i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Ponte dell’Olio të Italisë. Bëhet fjalë për Enriko Aliaj. I riu jetonte së bashku me dy prindërit dhe një motër më të vogël. Deri më tani i dyshuari kryesor është vëllai i tij 18 vjeçar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?