I akuzuari për abuzim në Romë, i filmuar nga kamerat e sigurisë

Bota

Itali, 26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë: Isha i droguar

26 Gusht, 18:25| Përditesimi: 26 Gusht, 18:28

  • Share

Itali - Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se kishte vepruar nën ndikimin e substancave narkotike, të cilat i kishte blerë vetëm disa minuta para se të kryente aktin e rëndë.

Hetimet nisën pas dëshmisë së gruas së abuzuar dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës ku kishte kaluar autori. Këto prova kanë ndihmuar autoritetet të identifikojnë dhe të lokalizojnë të dyshuarin.

26-vjeçari, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, u ndalua pranë stacionit Termini në Romë.

Ai u identifikua nga karabinierët falë veshjeve që kishte në momentin e ngjarjes; një palë këpucë dhe një kapele. 26-vjeçari u identifikua gjithashtu edhe nga e abuzuara.

I riu përballet tani me akuzat për përdhunim dhe grabitje.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?