Qendra Tregtare ku ndodhi grabitja

Kronikë

Itali, 41-vjeçarja shqiptare me djalin vjedhin rroba në Qendër Tregtare, i tradhton alarmi

4 Shtator 2018, 10:12| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 10:31

  • Share

Një 41-vjeçare nga Shqipëria me banim në Itali, është arrestuar nga policia për vjedhje në një Qendër Tregtare. I shoqëruar është edhe djali i saj 18-vjeçar, pasi ndihmoi të ëmën të realizonte vjedhin. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në provincën e Montecatinit teksa shqiptarja kishte mbushur çantën me disa veshje në dyqanin H&M, por u pikas në kohën kur po dilte, pasi ra alarmi. 

Skenari ishte i përgatitur. Fillimisht i biri i saj nisi të ulërijë, në mënyrë që të bënte kaos brenda qendrës për të tërhequr vëmendjen, ndërkohë që e ëma të përfitonte dhe të ikte me vrap.

Por gjithçka ka qenë e kotë, pasi policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka kapur gruan pasi kishte dalë në rrugë. Gruaja doli para Gjykatës ku iu provua fajësia. Pronari i dyqanit dëshmoi se ajo kishte marrë në çantë vjedhje me vlerë 360 euro.

Komento

Komente

  • Une: 05/09/2018 18:56

    Nje nene qe meson te birin hajdut, este nena e nje krimineli te ardhshem....Mekat!

    Përgjigju
  • raul: 04/09/2018 13:03

    mire e ben Europa qe i perze shqiptaret , lane nam duke vjedhur dhe ketu vijne e ngrifen sikur atje kane bisnese apo pune te mire , nje mut gjysma pastrojne halet e europes apo ruajne delet dhe punojne token,,,

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/09/2018 10:49

    Fundërrinat nënë e bir e kanë ngrënë turpin me bukë.. Turpi ngelet për njerëzit e rregullt që ndyhen nga persona fundërrina, turp!

    Përgjigju
    • Ardi: 04/09/2018 14:12

      Shumë e drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?