Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tolentino, në provincën e Maceratës në Itali, ku një shqiptare 45-vjeçare është goditur për vdekje në mes të qytetit, përpara syve të kalimtarëve.
Sipas të dhënave të para, autor i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili është ndaluar nga karabinierët. Viktima është gentiana Hudhra, kurse në pranga u vendos ish-burri i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.
I dyshuari fillimisht e ka goditur me thikë, kurse më pas, sipas dëshmitarëve, e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.
Viktima, nënë e dy fëmijëve të rritur, ishte duke shkuar në punë kur u sulmua në afërsi të parkut të qytetit, një zonë ku dhe kalonte përditë.
Dëshmitarët dhe klientët e bareve përreth kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. Përpjekjet për ta reanimuar rezultuan të kota.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i ulur në një stol duke pritur viktimën që të kalonte, raportohet në mediat italiane.
Hetimet janë në fazën e parë dhe ende nuk dihet nëse viktima kishte qenë më parë objekt i dhunës apo kërcënimeve. Deri tani, sipas forcave të rendit, nuk ka denoncime apo sinjalizime të mëparshme në emrin e saj.
Komente

Burralecat shqiptar qe denojn femijt e tyre te jen jetim, njerez kot qe duhet thjesht te vrasin vedin
PërgjigjuMe vjen keq per Nikun ka qene shok I mire!nuk e di si arriti ta bej kete gje!!
Përgjigjurreth 80 % e meshkujve shqiptare jane psikopeter dhe me mentalitet otoman.
PërgjigjuNë Itali vriten 3 femra në muaj nga dora e meshkujve Italian. Mos me beso mua, por lexoni shtypin Italian. Shqiptarët mundohen të mbajn familien të bashkuar.
Kurse 90% e femrave QE Jan divorcuar Jan buce QE perfitojn gjithcka NGA mundi I 80% te burrave me Mentalität ottoman.gjersa e ka Bo mas 3 vitesh nuk esht pa faj edhe viktima e sigurt