Foto ilustruese

Bota

Itali/ 53-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës! Ra 6 metra nga çatia ku po punonte

12 Dhjetor 2024, 10:08| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 10:14

  • Share

ITALI - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një magazinë ku një strukturë betoni u shemb, duke shkaktuar vdekjen e 53-vjeçarit shqiptar Lulzim Buci, në zonën e Piacenzas.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima ra nga një lartësi prej 6 metrash dhe humbi jetën në vendin e punës.

Një tjetër punonjës, 31-vjeçar me shtetësi marokene, mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Së bashku me shqiptarin, po punonin në çatinë e magazinës për të hequr disa fletë abzesti.

Autoritetet janë në proces hetimi për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?