Itali/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi

19 Korrik, 16:51| Përditesimi: 20 Korrik, 12:31

  • Share

Një vajzë 7-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht të mërkurën e 17 korrikut në Itali, teksa kishte shkuar me shokët dhe shoqet në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos.

Anisa Murati u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës, shkruan rainews.it.

E mitura i ishte besuar shoqëruesve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve. Ndaj edhe është hapur edhe një hetim për shoqëruesit mes tyre edhe një 18-vjeçar me akuzën 'vrasje nga pakujdesia'.

Babai i 7-vjeçares, duke folur për mediat ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, për këtë ishin vënë në dijeni edhe mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.

"Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi", ka thënë babai i vajzës 7 vjeçe.

Vendi i ngjarjes është mbyllur për shkak të hetimeve gjyqësore dhe pritet të kryhet autopsia e vogëlushes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?