Sergio Mattarella

Itali/ Agjencia private e investigimit hakeron të dhëna nga policia, tatimet dhe politika! Përgjoi emailin e presidentit Mattarella

27 Tetor, 10:59| Përditesimi: 27 Tetor, 11:18

  • Share

Autoritetet italiane janë përballur së fundmi me një sulm kibernetik nga agjencia private e investigimit “Equalize”.

Sipas La Repubblica, hakerët kanë arritur të depërtojnë në informacione sekrete të policisë, informacione politike, si dhe të informacione penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.

Autoritetet përmendin persona si Enrico Pazzali, ish policin Carmine Gallo dhe Nunzio Calamucci si pjesëmarrës në këtë sulm kibernetik të sofistikuar. Për më tepër ky i fundit, thuhet se ka qenë anëtar i grupit të hakerave Anonymous.

Thuhet se Pazzali së bashku me investigimit ku ishte pjesë, ishin përqëndruar për grumbullimin e informacioneve lidhur me Letizia Moratti, me qëllim favorizimin e Attilio Fontana në zgjedhjet rajonale në Lombardi në vitin 2023.

Këtij sulmi kibernetik nuk i ka shpëtuar as presidenti Italian Sergio Mattarella. Mediat - të cilat citojnë hetuesit - thonë se hakerat kanë përgjuar emailin e Presidentit të Republikës.

Pavarësisht se mënyra e veprimit të këtyre hakerave është ende e paqartë, autoritetet kanë ngritur dy hipoteza.

E para është se agjensia private e  investigimit ““Equalize” të ketë korruptuar persona të cilët kanë pasur akses në sistemet e të dhënave kofidenciale në polici dhe jo vetëm.

Ndërsa e dyta është se agjensia të ketë rekrutuar personat që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e serverave në ministrinë e Brendshme në Itali.

Gjyqtari I kësaj çështje të ndërlikuar, Fabrizio Filice, ka lënë në gjendje të lirë Pazzalin, por ka dhënë masën e arrestit në shtëpi për ish policin Gallo, i cili thuhet se është CEO i agjensivë private të investimit. 

Mediat italiane pretendojnë se në këtë veprimtari të paligjshme të “Equalize” të jetë përfshirë edhe një magjistrat.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?