Viktima Manuel Toska dhe foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Fotot/ Kush është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

13 Shkurt 2019, 12:02| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 19:56

  • Share

Itali- Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Itali. Manuel Toska,

ishte duke udhëtuar me makinën e tij Alfa 147, në rrugën që lidh Gallipolin me Sannicolan në Salento të Italisë. Por në një moment, shqiptari humbi kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në fushë. Makina është rrotulluar si dhe në fund ka goditur një pemë ulliri. Banorët kanë dërgjuar zhurmën e makinës dhe kanë lajmëruar ambulancën, por fatkeqësisht asgjë s’mund të bëhej për të shpëtuar jetën e të riut...Manueli kishte vdekur.

20 vjeçari punonte shitës në një supermarket në Sannicola kurse për të jetuar qëndronte në Salento së bashku me familjen.

Foto nga vendi i ngjarjes

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?