Automjeti i viktimës, pas aksidentit

Kronikë
Top 24

Itali/ Aksident i rëndë, përplasen dy makina, vdes 26-vjeçari shqiptar (Emri+VD)

25 Dhjetor 2018, 15:34| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 16:36

  • Share

ITALI-Një 26-vjeçar shqiptar ka vdekur në 06:30 të mëngjesit në provincën e Torinos, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Rajmond Thacina, nga Shkodra.

26-vjeçari po udhëtonte me automjetin tip “Citroen” sëbashku me një 28-vjeçare rumune, kur u përplas me një automjet të tipit “Fiat”.

Po sipas mediave fqinje, Thacina ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Sa i takon gjendjes shëndetësore të 28-vjecares, raportohet se ajo është dërguar për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin "Giovanni Bosco". Të rinjtë janë nxjerrë nga makina nga një kuzhinier 59-vjecar, i cili po shkonte në punë. Më pas, atij i erdhën në ndihmë edhe zjarrfikësit e Ivrea dhe Castellamonte.

Karabinierët janë duke hetuar për dinamikën e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ngrirja e asfaltit këtë mëngjes mund të ketë ndikuar në aksidentin me pasojë vdekjen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?