Foto ilustruese

Itali/ Akuzohej për krime dhe lidhje me klane mafioze, burgoset 35-vjeçari shqiptar! Nën arrest prej vitit 2019, pret dënimin me rreth 11 vite izolim

26 Shtator, 16:59| Përditesimi: 26 Shtator, 17:04

  • Share

VITERBO- Në orët e para të pasdites së ditës së djeshme, të mërkurën 25 shtator, në rrethin Murialdo, karabinierët e kompanisë Viterbo zbatuan urdhrin e ekzekutimit me burg, të lëshuar nga Prokuroria e Apelit të Romës ndaj një të riu shqiptar.

“Masa – shpjegojnë Karabinierët në një njoftim– përfshinte 35-vjeçar me origjinë shqiptare (emri i të cilit nuk u publikua), që ishte në arrest shtëpie deri tani, i akuzuar për zhvatje, grabitje dhe shoqërim kriminal të tipit mafioz, i zbuluar mes Viterbos, Tuscania, Monterosi dhe Nepi, në nëntor 2019”.

Më tej theksohet se ky procedim erdhi si rezultat i hetimeve nga Departamenti Operativ – Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve dhe Kompania Viterbo, ose Nor – seksioni operacional dhe stacioni Soriano nel Cimino, shkruan media “EtruriaNews”.

Ushtarët e stacionit të Viterbos vazhduan me arrestimin, duke e transportuar të dyshuarin në burgun ‘Nicandro Izzo’ në zonën e Mammagialla, ku pritet të marrë rreth 10 vjet e 9 muaj burgim sipas Kodit Penal dhe pretencës së dhënë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?