Romë- Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Palestrina në Romë, një 40-vjeçar shqiptar që dyshohet se kryente aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Ndërhyrja u bë në një zonë ku jetonte një “komunitet terapeutik”, ndaj të cilit po ushtrohej një kontroll rutinë për çështje aktiviteti dhe ligjshmërie të dokumentacioneve.
Por gjatë kontrollit brenda ambienteve, u has edhe me 40-vjeçarin me origjinë shqiptare.
Mediat e vendit fqinj raportuan se ai dyshohet për veprat penale të armëmbajtjes pa leje, marrje mallrash të vjedhura dhe mbajtje me qëllim tregtimin e drogës.
Policia tha se 40-vjeçari ishte fshehur qëllimisht në këtë komunitet, në një prej dhomave të tij, që të mos binte në sy të autoriteteve.
Si provë u sekuestrua një pistoletë “Smith dhe Wesson”, e kalibrit 357 me 22 gëzhoja, një sasi e të gjetura të vjedhura; një sasi droge, 1,2 gramë kokainë, 7 telefona inteligjentë, disa PC dhe gjithashtu 9,5 gramë lëndë që dyshohet si përzierës narkotiku.
Me delegim nga Prokuroria e Tivolit, i arrestuari u dërgua më pas në Burgun Rebibbia.