Kronikë

Itali/ Arrestohen 18 persona, mes tyre edhe shqiptarë, transportonin drogë nga Spanja në Itali (VIDEO)

16 Tetor 2019, 11:00| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 11:08

  • Share

ITALI- Policia e Bolonjës ka arrestuar një grup prej 18 personash, mes tyre edhe shqiptarë që transportonin drogë nga Spanja në Itali.

Operacioni ishte i shtrirë në shumë qytete që përfshinin Bolonjën, Ferrarën, Modenën, Vercellin, Ravenën, Riminin, Materan, Rietin, Barcelonën dhe Vlorën.

Policia sekuestroi  130 kg lëndë narkotike, e tipit marijuanë e kanabis që  trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane, kryesisht në Bolonja.

Sipas medias italiane, të arrestuarit ishin shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore dhe dhe qen nuhatës antidrogë, të cilët bënë të mundur kapjen e tyre.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur dhe pritet vendimi për ta.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?