Foto ilustruese

Itali/ Arrestohen 3 të rinj shqiptarë, mes tyre 2 vajza! U kapën me 23 kg kokainë dhe 1 kg hashash të fshehur nën krevat

6 Gusht 2022, 08:51| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 08:55

  • Share

Tre të rinj shqiptarë, mes tyre dy vajza janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 23 kg kokainë dhe 1 kg hashash të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan. Gjatë kontrollit të policëve më 1 gusht në banesën e tyre në Anzola, u vunë në pranga një 27-vjeçari i identifikuar si Julian Prini dhe dy vajzat 24-vjeçare.

Pas kontrollit në banesë, u gjet droga, material për mbështjellje dhe rreth 4 mijë euro cash. Prini ka marrë përgjegjësinë për të gjithë sasinë e lëndës narkotike duke thënë se vajzat i njihte prej vitesh dhe drogën e futi në banesë pa dijeninë e tyre.

Të njëjtin version kanë dhënë dhe dy vajzat, të cilat u liruan ndërsa 27-vjeçari është lënë në burg.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?