Karabinierët italianë në aksion

Bota

Itali/ Arrestohen ‘hajdutët e Krishtlindjeve’, 2 shqiptarët pjesë e një bande ‘skifterësh’! Njëri kapet duke dhunuar vajzën e tij të mitur dhe invalidë, tjetri po arratisej nga vendi

15 Mars, 21:27| Përditesimi: 15 Mars, 21:31

  • Share

Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën për vjedhje banesash në Cuneo dhe dyshohet se janë pjesë e një bande ‘skifterësh’ të organizuar që bastiste në seri.

Urdhrat e paraburgimit u lëshuan nga Gjykata e Cuneos pas një hetimi të gjatë, ku janë kryer edhe përgjime ambientale dhe ndjekje, duke grumbulluar provat e mjaftueshme. 

Episodet kriminale kanë ndodhur gjatë festave të Krishtlindjeve në dy shtëpi në Borgo San Dalmazzo dhe në qytetin e Cuneo, në Viale Angeli, ku shqiptarët depërtuan nga dritaret.

Nga hetimet u zbulua vjedhja e parave, rreth 5000 euro, si dhe bizhuteri ari dhe sende me vlerë. Një pjesë e mallit të vjedhur u gjet në një lokal komercial “Compro Oro” dhe iu kthye viktimave.

Dhe jo vetëm kaq. Prokuroria Publike e Cuneos ka akuzuar një nga dy të arrestuarit, me inicialet G.A., edhe për veprën penale të keqtrajtimit brenda familjes. Në momentin e operacionit ai është kapur duke keqtrajtuar vajzën e tij të mitur, me aftësi të kufizuara (invalidë) dhe ka ushtruar gjithashtu dhunë psikologjike mbi bashkëshorten, informon media italiane.

I dyshuari i dytë, me inicialet K.E., u vu në ndjekje dhe u arrestua në Rimini, ku ndodhej në një hotel, gati për t'u kthyer në Shqipëri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?