ITALI - Një shtetas shqiptar është arrestuar në komunën Bracciano pas një ndjekje spektakolare që bën karabinierët ndaj tij.
Natën e 18 marsit, një patrullë karabinierësh duke parë një makiën që po vinte drejt tyre i bën shenjë që të ndalonte. Por makina ku gjendej shqiptari dhe një shtetas tjetër nuk ndaloi dhe vijoi më tej me shpejtësi. Karabinierët u vunë në ndjekje të tyre dhe ata u larguan nëpër rrugët e komunës Bracciano.
Më pas shqiptari së bashku me shtetasin tjetër, braktisën automjetin e tyre dhe u përpoqën të humbsinin gjurmët në fshatin e zonës Castel Giuliano.
Por karabinierët mundën të kapnin 26-vjeçarin shqiptar dhe e vunë në pranga për veprën penale të kundërshtimit të forcave të rendit.
Pasi kontrolluan makinën që braktisën, karabinierët gjetën dhe sekuestruan disa pjesë argjendi dhe 250 kg qumësht, të cilat i kishin vjedhur mbrëmjen e 17 marsit nga një kompani në Canale Monterano. Vlera e tyre shkonte në 6000 euro, e cila iu kthye pronarit të ligjshëm.
Arrestimi i shqiptarit është pjesë e një konteksti më të gjerë veprimesh policore pë rtë goditur një sërë grabitjesh, që përfshijnë edhe vjedhjet e banesave.
Gjykata e Tivolit la në burg shqiptarin, teksa vijon operacioni policor për kapjen e bashkëpunëtorit.