Një 38 vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga karabinierët e Seregno-s në Itali, pasi u kap në flagrancë për mbajtje të paligjshme dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Karabinerët dyshuan në lëvizjet e 38-vjeçarit pranë parkut Vitale. Gjatë kontrollit në garazhin e shtëpisë së tij, ata gjetën 2.2 kilogram kokainë dhe më shumë se 750 gram marijuanë, të ndara në disa pako.
Nga ana tjetër policia gjeti dhe materiale që shërbenin për paketimin e dozave.
Sipas të dhënave të raportuara në media, 38-vjeçari ka dhe precedent të mëparshëm penal.
Komente
