Ditën e sotme është arrestuar Domenico Cracolici, një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm në Itali dhe pjesw e klanit ‘Ndrangheta. Ai është kapur në një vilë të izoluar në fshatin Maida nga karabinierët e Compagnia di Serra San Bruno dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia. Cracolici, ishte i arratisur që më 19 dhjetor 2019 dhe është pjesë e një organizate mafioze në Maierato dhe Filogaso. Gjatë hetimeve të kryera nga karabinierët dhe të udhëhequra nga prokurori Nicola Gratteri, ata ndeshën shumë vështirësi nga lëvizjet e vazhdueshme të Cracolici dhe aftësisë së tij për të ngatërruar dhe fshehur gjurmët e tij, për shkak se njihte shumë mirë terrenin.
Falë këmbënguljes së karabinierëve dhe luftës intensive kundër mafias, muajt e fundit ata kishin arritur të identifikonin një zonë në të cilën hetuesit besonin se gjendej Cracolici. Natën e kaluar bastisja përfundoi me kapjen e të arratisurit i cili u kap ndërsa flinte gjumë dhe bëri asnjë rezistencë. Domenico Cracolici u dërgua në burgun Vibo Valentia.