Itali- Një i ri shqiptar që ishte arratisur nga Italia ku kërkohej për trafik droge prej dy vitesh është arrestuar teksa ishte rikthyer pas ndryshimit të mbiemrit në Shqipëri.
I arresruari është 28 vjeç dhe kapja e tij u bë nga oficerët e Stacionit të Policisë Duino Aurisina.
Shqiptari figuronte i dënuar me rreth 3 vite burg në mungesë dhe një gjobë prej 12500 eurosh, për ‘komplot për shpërndarjen e drogës’ në Milano në shtator 2023. Ai kishte thyer masën e arrestit shtëpiak më 15 dhjetor të atij viti.
Pas arratisjes së tij, i riu u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi mbiemrin, një procedurë e lejuar sipas ligjit shqiptar. Kështu, pasi përfundoi procesin, ai u kthye në Itali me dokumente të reja.
"Në këtë mënyrë," shkroi selia e policisë, "ai shpresonte të bëhej i panjohshëm dhe të shmangte vuajtjen e dënimit të plotë për trafik droge që ende e mbante nën kontroll".
Megjithatë, oficerët e udhëhequr nga Zëvendës Komisioneri i Policisë Michele Amatulli, arritën ta kapnin. Burri u ndalua në autostradën pranë San Giovanni di Duino, informon media italiane.
Pas formaliteteve të zakonshme, u dërgua në burgun Coroneo, ku do të vuajë një dënim prej dy vjetësh, nëntë muajsh dhe 14 ditësh, të dhënë nga Gjykata e Lombardisë.
Komente
