Itali- Dhunuan karabinierët gjatë aksionit, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar në Pulja.
Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.
Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët, informon media italiane.
Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qelu për disa akuza. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën mazën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit.
Komente
