Itali/ Asnjë kufizim qytetarëve me pasaportë vaksine! Vaksina për fëmijët 0-5 vjeç e disponueshme në pranverë

3 Shkurt 2022, 18:29| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 18:36

  • Share

Italia nis lehtësimin e masave kufizuese duke hequr kufizimet për të hyrë në të gjitha ambientet për personat që posedojnë pasaportën e vaksinës, por nga ana tjetër ka shtrënguar kufizimet për ata që janë të pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, ka dhënë detaje të dekretit, sipas të cilit, nga data 10 shkurt, Italia do të lërë në fuqi kufizimet vetëm për ata që nuk janë të vaksinuar, ndërsa heq detyrimin për të mbajtur një maskë në ambiente të hapura. Në këtë ditë, pritet edhe rihapja e diskotekave.

"Për ata që kanë marrë edhe një dozë përforcuese, vlefshmëria e green-pass është e pakufizuar, ndërsa për ata që nuk e kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, certifikata e gjelbër do të vlejë 6 muaj. Ata që kanë certifikatën do të mund të largohen nga vendbanimi edhe nëse nuk kanë arsye pune, nevojë apo urgjencë."-tha ai.

Koordinatori i Komitetit Teknik Shkencor Franco Locatelli ka deklaruar se vendi ka arritur të menaxhojë valën e katërt të Omicron duke mbajtur gjithçka të hapur. Dhe kjo sipas tij, është bërë e mundur falë numrit të lartë të të vaksinuarve.

Locatelli ka paralajmëruar se në fillim të pranverës, vaksina kundër Covid-it për grupmoshat 0-5 vjeç mund të jetë e disponueshme në Itali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?