ITALI- Antimafia e donte në burg, bandat rivale në arkivol! Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë.
“Ndihmë, ndihmë. Më qëlluan, jam gati të humbas mendjen”, bërtiste ai, shkruan Il Messaggero.
27-vjeçari Giancarlo Tei ka qenë i akuzuar për vrasje, dhe ishte shumë pranë arrestimit disa ditë më parë. Ai është njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca.
Ka një hetim që sapo ka përfunduar dhe deri më tani i papublikuar, i cili ndihmon për të kuptuar fuqinë e bandës në shërbim të bosit shqiptar Elvis Demçe dhe atë të 27-vjeçarit që u plagos mbrëmjen e së shtunës.
“Ai ka bashkëpunuar në mënyrë të qëndrueshme me Elvis Demçen për blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve narkotike”, sqarojnë hetuesit.
Natyrë “të dhunshme”, e konsiderojnë hetuesit 27-vjeçarin. Gjaknxehtë dhe më kalimin e viteve ka arritur të menaxhojë trafikun e drogës, ndërsa ka mbajtu kontakte edhe me bosin shqiptar të drogës Elvis Demçen, i cili në bisedën e tij në Encorchat e quajti shqiptarin si 'i çmendur'.
Giancarlo Tei, siç e quajnë shumë 'Lallo', iu nënshtrua një operacioni për të nxjerrë plumbin.
Kujtojmë se Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.