Foto ilustruese

Itali/ ‘Babi po na rreh’, I mituri telefonon policinë! Në pranga 47-vjeçari shqiptari

10 Korrik, 11:12| Përditesimi: 10 Korrik, 11:16

  • Share

ITALI-Një djalë 13-vjeçar me origjinë shqiptare ka telefonuar policinë italiane duke akuzuar se babai ushtronte dhunë në familje.

“Ejani, babi po na rreh”, ka qenë thirrja e të miturit në telefon në provincën Civitanova Marche, Itali.

Kur policia mbërriti në adresën e dhënë, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur, shkruan tgcom24.

Efektivët i dhanë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar. Ndërkohë vendosën në pranga 47-vjeçarin.

42-vjeçarja së bashku me fëmijët u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?