Karabinierët e Gubbio-s gjatë aksionit

Bota

Itali/ Bastisnin shtëpitë në seri, çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, njëri tentoi arratisjen! U gjenden bizhuteri floriri të vjedhura dhe maska

19 Gusht, 17:50| Përditesimi: 19 Gusht, 17:53

  • Share

Itali- Karabinierët e Kompanisë Gubbio në Itali 3 shqiptarë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale ‘skifterësh’, që grabisnin banesat e vendasve në seri.

Të ndaluarit janë 30, 36 dhe 41 vjeç, që akuzohen tashmë për vjedhje të rëndë.

Një telefonatë sinjalizoi efektivët, teksa të dyshuarit u panë me një makinë, përgjatë autostradës SS318. Makina nuk arriti të ndalonte në një pikë kontrolli dhe u largua me shpejtësi drejt Perugias. Këtu nisi një ndjekje, teksa u desh edhe përfshirja e patrullave të tjera në aksion.

Dy nga pasagjerët e makinës u ndaluan menjëherë dhe u arrestuan nga karabinierët, ndërsa i treti arriti të ikte në pyjet përreth. Ai u identifikua pasi u gjetën dokumentet e tij, të cilat ishin lënë brenda makinës. Hetimet e mëvonshme zbuluan se ishte person me precedentë penalë dhe ndalim për të hyrë në Itali.

Vetëm në orët e para të mëngjesit ai u lokalizua dhe kap në Gualdo Tadino dhe u mbyll në paraburgim, bashkë me dy të tjerët, informon media italiane.

Brenda makinës u gjetën gjithashtu mjete të vjedhura, pajisje për të kryr bastisjet, veshje për maskim, bizhuteri ari dhe sende me vlerë, të cilat iu kthyen menjëherë pronarëve të tyre.

Gjykata konfirmoi masat e arrestit dhe mbajtjen në burgun e Perugia-Capanne.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?