Itali- Pasditen e së hënës së 18 Nëntorit, karabinierët e Stacionit të Karabinierëve të Frosinone, arrestuan një adoleshent shqiptar, që akuzohet i përfshirë në aktivitetin e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën 84 gramë hashash, 8 gramë kokainë dhe 17.70 gramë heroinë, si dhe materiale të tjera.
Policia hasi lëvizje të dyshimta në një prej lagjeve të qytetit, e identifikuar si zonë aktiviteti të paligjshëm në shitjen e drogës. Ndërhyrja u bë në “Via Normandia”, duke e surprizuar 18-vjeçarin shqiptar.
Gjatë kontrollit, ushtarët gjetën lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, së bashku me materialin për paketimin e dozave, disa qindra euro të ardhura nga trafiku i drogës dhe një pistoletë bosh model Beretta 92, me 41 plumba, paratë dhe i gjithë materiali që i atribuohet kryerjes së krimit, shkruan "Cronache Cittadine".
Policia dhe Prokuroria arrestuan të riun shqiptar, i cili iu vu në dispozicion Gjykatës dhe u izolua në Burgun e Frosinone, në pritje të procesit të mëtejshëm penal.