Dy 'skifterët' shqiptarë të filmuar gjatë tentativës së vjedhjes së makinave

Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)

24 Nëntor, 22:18| Përditesimi: 24 Nëntor, 22:22

  • Share

Udine- Dy shqiptarë të dyshuar si grabitës u arrestuan mëngjesin e së shtunës (23 Nëntor) në Udineze, zona e Laipacco.

Të ndaluarit janë Elvis Dajani, 27 vjeç dhe Lorenzo Delija, 22, të cilët u ndoqën në aksion që prej mbrëmjes mbrëmjen e së premtes për disa orë dhe u bllokuan nga karabinierët në zonën e “Via Cervignano”.

Disa qytetarë kishin vënë re lëvizjet e tyre dhe telefonuan 112. Sipas dëshmive të banorëve, të dy fillimisht kanë qenë duke ecur në rrugë, më pas janë afruar disa makina të parkuara dhe kanë tentuar të hapin dyert, nën dyshimin për vjedhje.

Më pas, ata kanë hyrë në oborrin e një shtëpie dhe po në këtë rast kanë tentuar të hapin me forcë bravat e dy makinave të parkuara. Por sensorët e alarmit i tradhtuan dhe më tej dritat e shtëpisë që u ndezën bënë që të arratiseshin me shpejtësi.

Por pa ikur shumë larg, sepse efektivët i bllokuan gjatë ndjekjes së shpejtë. Dukuria e vjedhjeve është kthyer në shqetësim në këtë rajon, teksa regjistrohen denoncime të shumta nga qytetarët, shkruan "Messaggero Veneto".

Policia këshillon ata që të ndërrojnë shpesh bravat e banesave, ose të forcojnë sistemin e sigurisë me teknologji të gjeneratës së fundit nëse kanë mundësi. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 25/11/2024 10:10

    Gazetare te nderuar. Mire qe nuk dini gjuhe te huaj, por te pakten pyesni Carlon perpara se ta perktheni me "google translate" artikullin italian. Nese italianet ne italisht e thone ".. nel Udinese..", kjo nuk do te thote qe perkthehet ne shqip .."ne zonen e Udinezes..". Perkthehet thjeshte .."ne zonen e Udines.."

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?