Itali- Policia italiane arrestoi një shqiptar 35-vjeçar nën akuzën e trafikut të drogës.
Aksioni është kryer në Perugia, teksa rezulton se i dyshuari është me precedentë të mëparshëm penalë.
35-vjeçari është ndaluar teksa udhëtonte me makinën e tij, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e policisë për sjelljen e tij të kujdesshme.
Në një kontroll personal, automjeti dhe shtëpie, atij iu gjetën 208 gramë kokainë, kryesisht të fshehura në pjesë të ndryshme të banesës, material paketimi dhe 8155 euro cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së tij të paligjshme. I gjithë materiali është sekuestruar.
Në dritën e provave të mbledhura, burri u shpall i arrestuar dhe u dërgua në burgun e Perugia Capanne, kurse Gjykata vendosi masën “arrest me burg” ndaj tij.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)